Uji mbron nga sëmundjet

  • 28 November 2015 - 18:17
Uji mbron nga sëmundjet

Zbulimet e fundit vërtetojnë se sasia e mjaftueshme e lëngjeve mund të parandalojë disa sëmundje. Kështu, të themi se mundet ta parandalojë formimin e gurëve dhe infeksionet në traktin urinar, madje edhe ta parandalojë lajmërimin e kancerit në fshikëzën urinare.

Gurët në veshka

Konsumimi i shtuar i lëngjeve, ujit, zvogëlon rrezikun e lajmërimin të serishëm të gurëve. Ky rrezik zvogëlohet në 50 për qind nëse brenda ditës konsumoni dy litra ujë.

            

Infeksionet urinare

- Ekzistojnë disa fakte se konsumimi i mangët i ujit ndërlidhet me shfaqjen e disa infeksioneve në kanalin e urinës. Nga ana tjetër, konsumimi i shtuar u ujit sjell në pakësimin e përqendrimit të baktereve në urinë.

 

Kanceri i fshikëzës

Ky kancer është i pesti në botë. Shkaqet kryesore të shfaqjes së tij janë konsumimi i duhanit si dhe ekspozimi ndaj kemikaleve të rrezikshme. Konsumimi i shtuar i ujit ndikon në pakësimin e substancave kancerogjene. Sidomos të rrezikuar janë ata duhanxhinj të cilët shumë pak e përdorin ujin për pije. 

(Kosova Sot)