Humbja e kujtesës, më e zakonshme te njerëzit me tipin e gjakut AB

  • 28 November 2015 - 21:16
Humbja e kujtesës, më e zakonshme te njerëzit me tipin e gjakut AB

Studime të ndryshme kanë theksuar se ndryshimet individuale në stilin e jetës mund të ndikojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës, si mbajtja nën kontroll e stresit dhe shtypjes së gjakut, e po ashtu këtu përfshihet edhe mosthithja e cigares. Por, studimi i fundit tregon një tjetër faktor të rrezikut, e që aty ne nuk mund të bëjmë asgjë. Bëhet fjalë për tipin e gjakut. Studimi ishte mbështetur nga Instituti Nacional Amerikan i Shëndetit. Tipi i gjakut, të cilin e kemi, tregon nëse jemi apo nuk jemi të varur nga disa proteina të caktuara. Bëhet fjalë për proteinën e quajtur “antigjene”, që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut dhe ky lloj i tipit të gjakut trashëgohet nga prindërit. Në bazë të autorëve të  studimit t fundit, që ishte udhëhequr nga dr. Mary Cushman, tipi i gjakut AB është hasur në vetëm 4 për qind të popullatës amerikane, përderisa 82 për qind e popullatës që posedojnë lloje tjera të grupit të gjakut mund të zhvillojnë probleme me memorien që drejtojnë në demencë.  Ata pohojnë se studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit me tipin 0 të gjakut janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe pika në tru, që janë faktorë të tjerë që zhvillojnë demencën dhe humbjen e kujtesës.

(Kosova Sot)