Çka mjekon dardha?

  • 29 November 2015 - 08:46
Çka mjekon dardha?

Fryti i dardhës ka plot vitamina, e dihet se menytë e bazuara në vitamina, ndihmojnë në parandalimin e fryrjes, në mbajtjen e nivelit të shëndetshëm të kolesterolit, derisa ushqimet që janë të pasura me fibra janë tepër të mira në parandalimin e kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit II.

Dardhat janë pemë ideale për shtatzënat, apo nënat që ushqejnë fëmijën e tyre me gji, meqë përmbajnë thartirë folike, e janë të përshtatshme edhe për përgatitjen e qullit për bebe. Kjo pemë, po ashtu, përmban edhe mineralin bor, i cili i nevojitet organizmit të njeriut për ta absorbuar më mirë kalciumin, gjë që e bën atë një aleat të çmueshëm në luftë kundër artritit, reumës dhe osteoporozës. Gratë, të cilat gjatë menopauzës konsumojnë sasi të mjaftueshme të borit, kanë më pak probleme shëndetësore.

Lëvorja e dardhës përmban kuercetinë, një antioksidues i cili, bashkë me vitaminën C dhe me bakrin, ndihmon në parandalimin e kancerit dhe sklerozës multiple.

(Kosova Sot)