Mjekimi i kancerit me terapinë totale të Rudolf Breuss-it

  • 29 November 2015 - 16:08
Mjekimi i kancerit me terapinë totale të Rudolf Breuss-it

Terapia e ashtuquajtur totale e austriakut Rudolf Breuss është njëra ndër dietat e para kundër kancerit, meqë ajo bazohet në atë që pacienti, për 42 ditë, duhet të heqë dorë nga konsumimi i proteinave. Në këtë mënyrë, për shkak të mungesës së proteinave, të cilat u nevojiten qelizave të kancerit, këto të fundit do të vdesin vetë. Qelizat e shëndosha, në ndërkohë, do të ushqehen me lëngje të perimeve dhe çaj. Dhe, kjo është e tëra ajo që duhet të gjendet në menynë e pacientit për 42 ditë të tëra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja menyja e saktë ditore e terapisë totale të Breuss-it

Përdoren lëngjet nga perimet e freskëta me rrënjë (kryekëput organike, nuk duhet të përmbajnë celulozë). Këto lëngje përgatiten çdo ditë, të freskëta: panxhari (300 ml), karota (100 ml), selinoja (100 ml), rrepka e zezë (30 ml), patatet (30 ml).

Çajet duhet të përgatiten në përmasa të njëjta – sa pihet një lloj i çajit, duhet të pihet edhe llojet e tjera, e ato janë: sherbela, bima Pulmonaria officinalis dhe barbaroza.

Në mëngjes, pas dite dhe në mbrëmje, pa sheqer dhe pa ndonjë ushqim a pije tjetër, merren nga gjysmë litri lëng dhe gjysmë litri çaj.

Është me rëndësi që lëngjet të përgatiten të freskëta dhe, sikur që thamë, me prejardhje kryekëput organike. Qëllimi është që të arrihet ekuilibri acido-bazik në organizëm (pH duhet që të jetë 7.4, por te të sëmurët është më acidike, më e ulët).

Nevojitet edhe...

Gjatë kësaj terapie nevojitet po ashtu që pacienti të lëvizë sa më shumë. Gjatë ditëve të terapisë, pacienti mund të humbë deri në 15 kilogramë. Nuk habit fakti që shumë mjekë kishin dyshuar se njeriu mund të jetojë 42 ditë pa marrë proteina, por në bazë të dëshmive është vërtetuar se kjo është e mundshme, bile jo vetëm që njerëzit mbijetojnë, por edhe shërohen nga kanceri.

Natyrisht, sikur edhe çdo metodë tjetër e mjekimit, as kjo nuk është mrekullibërëse dhe, para përdorimit të saj, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Breuss preferon që, pas terapisë 42-ditore, të fillohet ngadalë me kthimin e ushqimeve të lehta, me më pak kripë, duke vazhduar kështu 2-4 javë, para se të ktheheni në dietën e rëndomtë, të cilën e keni praktikuar para sëmundjes nga kanceri. Ai po ashtu këshillon që, pas terapisë, kurrë më të mos hani ushqime të mbetura, të ngrohura më pas.

(Kosova Sot)