Risi në mjekimin e diabetit

  • 29 November 2015 - 21:35
Risi në mjekimin e diabetit

Me miliona njerëz që varen nga preparatet e injektueshme të insulinës, së shpejti mund të çlirohen nga ky obligim. Shkencëtarët kanë zbuluar se injektimi i miliarda qelizave imunitare në trup e rikthen prodhimin e insulinës, e cila më pas ndikon në metabolizmin e glukozës. Ekspertët thonë se ky trajtim, i cili zgjati rreth një viti, mund të jetë vendimtar në trajtimin e mëtejmë të personave që vuajnë nga diabeti.

Njerëzit e shëndoshë kanë me miliona qeliza “T-reg”, të cilat pengojnë sistemin imunitar të njeriut nga sulmi kundër qelizave të pankreasit që prodhojnë insulinë. Por, të sëmurët nga diabeti i tipit I nuk i kanë mjaft nga këto qeliza. Tani shkencëtarët kanë zbuluar metodën, me anë të së cilës mund të merren qelizat T-reg nga organizmi dhe të shumohen deri në 1,500 herë në laborator. Më pas, ato kthehen në organizëm, për t’i mbrojtur qelizat që prodhojnë insulinë.

(Kosova Sot)