Gjashtë ushqime të mrekullueshme

  • 29 November 2015 - 23:03
Gjashtë ushqime të mrekullueshme

Edhe nëse jeni duke e praktikuar një dietë të shëndetshme, nuk është e tepërt që atë ta pasuroni me këto ushqime me të vërtetë të dobishme

Bajamet

Këto pemë me gëzhojë janë të pasura me përbërës ushqimorë: fibra, riboflavinë, magnez, hekur dhe kalcium. Në fakt, një shujtë (rreth shtatë bajame) ka më shumë kalcium sesa çdo lloj tjetër i pemëve me gëzhojë - 22 miligramë. Një shujtë po ashtu ofron 15% të sasisë ditore të vitaminës E. Dhe, ato janë të dobishme për zemër. Pjesa më e madhe e yndyrës në bajame është e llojit mono të ngopura – një lloj i shëndetshëm i yndyrave, që mund ta ulë nivelin e kolesterolit në gjak.

Image

Mollët

Mollët janë burim i mirë i fibrave të tretshme, të cilat mund ta ulin kolesterolin dhe nivelin e glukozës në gjak. Mollët e freskëta janë edhe burim i mirë i vitaminës C, një antioksidues i cili mbron qelizat nga dëmtimi. Vitamina C po ashtu ndihmon edhe formimin e kolagjenit në indin lidhor, duke i mbajtur të shëndosha kapilarët dhe enët e tjera të gjakut, si dhe ndihmon në absorbimin e hekurit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Boronicat

Shkencëtarët kanë treguar se boronicat janë të mbushura plot me përbërës, të cilët mund t’i parandalojnë sëmundjet kronike, sikur që janë sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri. Boronicat po ashtu mund ta përmirësojnë edhe memorien afatshkurtër dhe ta mundësojnë një pleqëri të shëndoshë. Ato janë burim i fibrave dhe vitaminës C, ku një filxhan boronica përmban 2.7 gramë fibra dhe 10.8 miligramë të vitaminës C.

Image

 

Fasulet e kuqe

Fasulet e kuqe janë burim i mirë i hekurit, fosforit dhe kaliumit. Ato po ashtu janë një burim i mirë i proteinave dhe fibrave dietetike. Fasulet e kuqe po ashtu përmbajnë fitonutricientë. Nëse nuk ju pëlqejnë fasulet e kuqe, atëherë hani edhe ato të bardha, nuk është dallimi i madh.

Image

Salmoni

Salmoni përmban thartira yndyrore omega-3, të cilat i mbrojnë enët e gjakut, duke parandaluar formimin e droçkave të gjakut, të cilat nga ana e tyre mund të shkaktojnë infarkt të zemrës. Thartirat yndyrore omega-3 mund të na mbrojnë edhe nga të rrahurat e çrregulluara të zemrës dhe ndihmojnë në uljen e niveleve të triglicerideve. Salmoni po ashtu është edhe burim i mirë i proteinave.

Image

 

Spinaqi

Spinaqi është i pasur me vitamina A dhe C dhe folateve. Spinaqi po ashtu është i pasur edhe me magnez dhe ndihmon sistemin imunitar. Karotenoidet që gjenden në spinaq po ashtu kanë rol mbrojtës kundër dëmtimit të shikimit, sikur që është degjenerimi makular dhe “terri i natës”, si dhe nga sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit.

Image

 

(Kosova Sot)