Selinoja e qetëson nervozizmin

  • 29 November 2015 - 23:44
Selinoja e qetëson nervozizmin

Sekreti fshihet te sasia e madhe e magnezit, kaliumit dhe kalciumit, të cilët gjenden në këtë bimë.

Nëse disponimin nuk e keni në nivel të duhur, e nervat i keni të tendosura si tela të violinës, atëherë para se të filloni të përdorni kushedi çfarë tabletash, merreni një bimë të selinos dhe përtypeni atë. Ky ilaç natyror për qetësim është i njohur që nga Hipokrati, i cili ua preferonte pacientëve të tij, duke ditur se sa efikas është ai. Sekreti fshihet te sasia e madhe e magnezit, kaliumit dhe kalciumit, të cilët gjenden në këtë bimë, gjë që ndikon në zbutjen e tendosjes. Përpos kësaj, një përqindje e madhe e lëngut dhe numri relativisht i vogël i kalorive e bën këtë bimë ideale për luftimin e kileve të tepërta. Bima e selinos përmban 83% ujë dhe ka fibra të shëndetshme, duke e zvogëluar kështu ndjenjën e urisë. Kaliumi dhe natriumi i kësaj bime ndihmojnë në rregullimin e lëngjeve në organizëm dhe stimulojnë prodhimin e urinës, duke larguar toksinet nga organizmi.

(Kosova Sot)