Për 60 sekonda largoni dhimbjet e shpinës

  • 30 November 2015 - 08:13
Për 60 sekonda largoni dhimbjet e shpinës

Dihet që meditimi ndihmon në zbutjen e stresit dhe bën që të relaksohen muskujt. Provojeni teknikën e shpejtë të frymëmarrjes 4-7-8. Nuk ka asgjë më të tmerrshme se sa kur të zgjoheni nga gjumi, gjithë ditën ta kaloni me dhimbje në shpinë e po me të njëjtën dhimbje të shkoni përsëri në shtrat. Nga një tabletë në ditë nuk është assesi zgjidhje. Ia vlen ta provoni një taktikë paksa më ndryshe. Sikurse edhe ju që e dini, ekspertët pajtohen se meditimi nuk është vudu – e disa studime kanë treguar që meditimi jo vetëm se zbut dhimbjen sa hap e mbyll sytë, por se zvogëlon ndjeshmërinë në shtigje të gjata, duke pakësuar nivelin e aktiviteteve në atë pjesë të trurit që është përgjegjës për përpunimin e ndjesisë së dhimbjes, edhe pas meditimit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Uluni apo shtrihuni, me rëndësi është që të ndiheni rehat në atë pozitë. Duke vendosur gjuhën prapa dhëmbëve të parmë lehtë largojeni ajrin përmes gojës. 

2. Mbyllni gojën dhe për katër sekonda lehtë merrni frymë përmes hundës. Më pas, mbani ajrin, derisa me vete nuk numëroni deri në shtatë.

3. Në fund, nxirreni ajrin jashtë, duke numëruar në vete deri në tetë.

Një cikël si ky ta përsërisni tri herë. 

(Kosova Sot)