Ilaçi popullor kundër gurëve në idhcë

  • 30 November 2015 - 19:05
Ilaçi popullor kundër gurëve në idhcë

Gurët në idhcë kanë forma dhe ngjyra të ndryshme, të cilët formohen në qesen e idhcës

Si formohen gurët në idhcë

Kur në mëlçi të jetë formuar më shumë kolesterol ose kolesteroli më pak metabolohet në acidet e idhcës dhe hormonet steroide, çrregullohet lidhja midis acideve në idhcë dhe kolesterolit në idhcë dhe kështu vjen deri te grumbullimi dhe krijimi i të ashtuquajturve gurë në idhcë.  Kësaj i kontribuojnë edhe infeksionet në fshikëzën e idhcës dhe proceset pezmatuese, përbërja e idhcës dhe ndryshimet në “pH”. Këta gurë mund të shkaktojnë dhimbje të forta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në shumicën e rasteve këta gurë largohen përmes operacionit, e përparimi i mjekësisë mundëson heqjen e tyre edhe me ndihmën e laserit. Por, nëse gurët shfaqen rishtazi dhe dhimbjen janë kohë pas kohe, atëherë këta gurë mund t’i hiqni edhe në mënyrë natyrale, përkatësisht me përdorimin e ilaçeve natyrale.  Në vazhdim ju sjellim një përgatitje natyrale që në të shumtën e rasteve mundëson largimin e gurëve nga idhca ose edhe rërën në idhcë.

Përbërësit:

250 ml mjaltë natyral (pa sheqer)

250 ml raki të kumbullës (pa sheqer)

250 ml vaj ulliri

250 ml lëng limoni.

Përgatitja:

Në një enë përzieni mjaltin, vajin, rakinë dhe lëngun e limonit.

I përzieni mirë në mënyrë që përbërësit të bashkohen.

Kur përbërësit e përmendur të bashkohen mirë, mund t’i zhvendosni në kavanoz prej qelqit, 1 litër, dhe kjo është e tëra.

Përdorimi:

Mund ta përdorni përnjëherë pas përgatitjes.

Merret tri herë në ditë, nga tri lugë, para shujtave kryesore.

Gjatë kohës sa e përdorni, sugjerohet të pini çaj kamomili ose të mentës.

Një ilaç si ky me një përdorim, do të mjaftojë për dhjetë ditë.

(Kosova Sot)