Receta me kefir dhe fara të lirit pastron zorrët

  • 01 December 2015 - 08:00
Receta me kefir dhe fara të lirit pastron zorrët

Mesatarisht, për 70 vjet të jetesës së njeriut përmes zorrëve tona kalojnë 100 tonë ushqim dhe rreth 40.000 litra lëngje, që sjellin në përfundim faktin se në stomak mblidhen rreth 15 kilogramë shtresa fekale dhe mbeturina prej helmeve. Indikatorë se zorrët janë të papastruara janë kapsllëku i shpeshtë, metabolizmi i çrregulluar, diabeti, mbipesha apo mungesa e kilogramëve, sëmundjet e veshkave dhe mëlçisë, sëmundjet e veshëve dhe të syve, gjendja e keqe e lëkurës, flokëve dhe thonjve, si dhe sëmundjet e tjera, duke filluar nga artriti e deri te kanceri, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me ndihmën e klizmës mund të pastrohet vetëm një pjesë e vogël e pjesës së zorrës së trashë – 40 -50 centimetra, ndërsa tretmani i pastrimit me ndihmën e preparateve të veçanta është mjaft i shtrenjtë dhe nuk është i përshtatshëm për mikroflorën e zorrës. Konsumimi i 1 deri 3 lugë miell të farës së lirit është në gjendje që në afat prej tri javësh ta pastrojë zorrën e trash dhe të hollë prej shtresave të fekaleve, duke ruajtur në tërësi mikroflorën e zorrës. Kjo mënyrë mundëson normalizimin e shpejtë të peshës dhe shkrirjen e shtresave dhjamore. Ka ndikim pozitiv edhe në rregullimin e metabolizmit lipid. Mielli nga farat e lirit është në gjendje t’i eliminojnë helmet nga organizmi dhe ta ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Përdoret te:

-  pezmatimi i procesit të pezmatimit të pjesës së sipërme të traktit respirator,

- gastriti, i thati në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetë gishtore, 

- sëmundjet e traktit urinar,

- mbipesha, çrregullimi i metabolizmit lipid.

Pastrimi i zorrëve me miellin nga farat e lirit – receta

3 javë, në vend të kafjallit, përdoreni këtë përzierje:

Java e parë: 1 lugë miell të farës së lirit të përzier me 100 ml kefir;

Java e dytë: 2 lugë të miellit të farës së lirit të përzier me 100 ml kefir;

Java e tretë: 3 lugë miell të farës së lirit të përzier me 150 ml kefir.

Çdo mëngjes, këtë përzierje e konsumoni në vend të kafjallit. Detyrimisht pini 2 litra ujë në ditë. Pastrimi i zorrëve në këtë mënyrë bëhet një herë në vit. 

(Kosova Sot)