Dieta që vepron: Për tre muaj 12 kilogramë më pak

  • 01 December 2015 - 11:11
Dieta që vepron: Për tre muaj 12 kilogramë më pak

Ushqimi i planifikuar sipas mjekut Ornish, i ngjashëm me atë vegjetarian, zvogëlon peshën trupore. Regjimi i ushqimit është mjaft rigoroz: porcione pa mish. Pas 30 ditëve detyrimisht të shkoni për kontroll te mjeku. Popullariteti i dietës Ornish kryesisht bazohet në rezultatet e arritura. Hulumtimet kanë treguar se ata që kishin aplikuar këtë dietë mesatarisht kishin larguar 12 kilogramë për tre muaj. Dhe jo vetëm kjo. Pas pesë viteve, shumica e tyre edhe më tutje kishin ruajtur peshën e arritur me këtë dietë. Të pakta janë ato dieta që ia kanë dalë të arrijnë një rezultat të tillë, thotë Suzan Viner, nutriciste nga Nju Jorku, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mjeku Ornish dhe ekipi i tij kanë vërtetuar se ushqimi vegjetarian, në kombinim me aktivitetet fizike, në masë të madhe mund ta zvogëlojë stresin dhe t’u ndihmojë njerëzve të humbin në peshë. Sot, shumica e mjekëve në mbarë botën, në vend të dietave të shpejta sugjerojnë ushqimin e bazuar sipas propozimeve të dr. Ornish-it. Ai ushqimin e ka ndarë në tri grupe. I pari, kur ushqimet guxoni t’i hani gjatë gjithë kohës, pemët, perimet dhe drithërat. Grupi i dytë kur duhet ngrënë kohë pas kohe, si qumësht, jogurt pa yndyrë, djathë pa yndyrë, ajkë pa yndyrë dhe të bardhët e vezës. Në grupin e tretë gjendet ushqimi që duhet shmangur, si mishi, vaji i ullirit, yndyrat, perimet me lëvozhgë të fortë, sheqeri, alkooli. Do të ishte mirë që një regjim si ky ta mbani për një muaj.

Propozimi i menysë:

Dita e parë

Kafjalli – drithëra me jogurt pa yndyrë dhe lëng të shtrydhur nga portokalli i freskët.

Zamra – pemë sipas dëshirës.

Dreka – patate të pjekura, të lyera me djathë pa yndyrë dhe spinaq, sallatë të gjelbër.

Zamra – pemë të freskëta sipas dëshirës apo pemë të thara.

Darka – bukë të thekur, sallatë nga domatja dhe borziloku.

Dita e dytë:

Kafjalli – bukë të thekur me djathë dhe jogurt pa yndyrë.

Zamra - pemë sipas dëshirës.

Dreka – perime, bukë integrale, sallatë sipas dëshirës.

Zamra – pemë të freskëta sipas dëshirës apo pemë të thara.

Darka – bukë integrale, sos nga perimet.

 Dita e tretë

Kafjalli – omëletë nga tre të bardhët e vezës, qumësht pa yndyrë, bukë të thekur integrale.

Zamra – pemë sipas dëshirës.

Dreka – supë me perime, oriz integral dhe kërpudha, sallatë sipas dëshirës.

Zamra – pemë të freskëta sipas dëshirës apo pemë të thara.

Darka – keks nga drithërat integrale, jogurt pa yndyrë.

Dita e katërt

Kafjalli – një mollë ose dardhë, flluska me jogurt.

Dreka – Tre të bardhë të vezës, (shmangni të kuqtë shkaku i kolesterolit), pire nga patatet (150 g), sallatë me domate, pak vaj ulliri.

Darka – kombinim me kungulleshka, patëllxhan dhe drithëra.

Dita e pestë

Kafjalli - 1 vezë dhe kungulleshka, 1/3 e gotës boronicë, 1 gotë qumësht pa yndyrë, një rriskë bukë të zezë.

Dreka – ushqim vegjetarian, sallatë nga panxhari.

Darka – sallatë nga lulelakra, domatja, trangulli, pastë nga makaronat integrale me perime të gatuara, një gotë e vogël jogurt pemësh.

(Kosova Sot)