3 ushqimet që na bëjnë të dukemi më të trashë, sesa që jemi në të vërtetë

  • 01 December 2015 - 11:17
3 ushqimet që na bëjnë të dukemi më të trashë, sesa që jemi në të vërtetë

Stomaku i fryrë shkaku i një ushqimi të caktuar shpeshherë na bën që të dukemi më të trashë sesa që jemi në të vërtetë, por për këtë nuk janë kilogramët përgjegjës, por ushqimet e caktuara.

Qumështi

Të gjithë e dimë se si qumështi në sasi të caktuara është i shëndetshëm. Por, nëse ju shkakton probleme me tretjen dhe ju shkakton fryrje, ndoshta problemi është te organizmi juaj, i cili nuk duron laktozën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Niseshte

Nëse ushqimet e pasura me niseshte shkaktojnë fryrje në stomakun tuaj, nuk keni pse t’i largoni të gjitha, por t’i caktoni cilat e bëjnë këtë.  Gruri, elbi përmbajnë sasi të lartë të fruktozës, që shkaktojnë fryrje.

Pemët

Edhe pse pemët janë përplot me përbërës të shëndetshëm, si me vitamina dhe minerale, por edhe pemët mund të jenë shkaktar i fryrjes së stomakut. Arsyeja është në sasinë e fruktozës.  

(Kosova Sot)