Dieta e dr. Oz: Një kilogram më pak në javë dhe hani çfarë të dëshironi

  • 06 February 2016 - 15:23
Dieta e dr. Oz: Një kilogram më pak në javë dhe hani çfarë të dëshironi

Duke shikuar njerëzit në dietë dhe duke i analizuar ata, dr. Oz ka menduar planin që ju dhuron të gjitha për të cilat keni nevojë, një ditë të lirë për t’u kënaqur në shijet që ju mungojnë. Gjatë gjashtë ditëve në dietë, plani bazohet në planet të suksesshme për ushqim. Ditë të lirë mund ta keni cilëndo ditë të javës kur mund të hani çfarë dëshironi dhe kjo ju ndihmon të mos e ndërprisni dietën. Pasi ta filloni ditën me një gotë të vakët me limon, keni mundësi të zgjidhni rreth kafjallit dhe vetë t’i planifikoni shujtat në bazë të listës së ushqimeve. Secila nga gjashtë ditët duhet të fillojë me ujë të vakët me limon. Nëse jeni të uritur, mund të hani vezë, dy decilitra jogurt dhe një shujtë pemë. Për drekë dhe darkë ju duhet t’i ndani dy shujta sipas dëshirës, 200 gramë proteina të payndyrshme dhe dy porcione karbohidrate. Pos kësaj, në secilën shujtë mund të hani perime pa nisheste. Kur ta kuptoni se cilat perime, proteina, karbohidrate dhe ushqimet e tjera janë të shëndetshme për ju, gjithçka i lihet imagjinatës suaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Karbohidrate: lente, fasule, leblebi (1/2 e gotës në ditë), patate të ëmbël (1 në ditë), pastinak ose kungulleshkë (1 gotë në ditë), bizele, misër, karota, kungull (gjysmë gotë në ditë),oriz të vrugtë (të zier, 1/2 e gotës në ditë), bukë integrale (një rriskë në ditë).

Perime: artiçok, panxhar, lakër jeshile, brokol, lakër, lulelakër, selino, tranguj, patëllxhan, lakër Brukseli, rrepkë, sallatë të gjelbër, spinaq, presh, kërpudha, qepë, spec, bizele, domate.

Ushqime të grimcuara të shëndetshme: pemë me lëvozhge të fortë - bademi, arra braziliane dhe indiane, lajthi, fëstëk, arra  (30 gramë), gjalpë të arrave, të bademit, kikirikëve ose nga arrat indiane (2 lugë), ullinj (10 copë), fara të lulediellit ose të kungullit (1/4 e gotës).

Propozimet për shujta:

Kafjalli: vezë në sy – në 1 lugë vaj ulliri shtoni  pak qepë. Më pas shtoni pak spinaq dhe pak kripë. E zieni për 2 minuta. E vendosni në pjatë, shërbeni edhe jogurt.

Dreka ose darka: hamburger me perime – dy qofte nga perimet sipas dëshirës i piqni me rriska të patëllxhanit. Nga dy domate, qepë dhe borzilok përgatitni salcë. Në pjatë vendosni qoftet, një rriskë patëllxhan dhe dy lugë salcë, e kështu me radhë. 

(Kosova Sot)