Ushqimet për forcim të imunitetit gjatë stinës së dimrit

  • 06 February 2016 - 19:04
Ushqimet për forcim të imunitetit gjatë stinës së dimrit

Është shumë me rëndësi të konsumoni ushqime për të forcuar sistemin imun, të cilat janë përplot me vitamina. Dimri është kohë plot me ftohje dhe grip, prandaj gjatë kësaj periudhe kohore duhet pasur më shumë kujdes çfarë ushqimesh konsumojmë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Kivi

Kivi shpeshherë quhet edhe “super-pemë“, sepse përmban pak kalori, por ka shumë veti shëruese. Kivi është burim i mirë për vitamina A, C, B dhe K, e përmban edhe minerale, si kalium, kalcium, magnez, fosfor, hekur, zink dhe bakër. Kivi është i shkëlqyeshëm për forcimin e imunitetit, e po ashtu është i mirë për zemër dhe tretje. Mund ta shtoni në sallatën me pemë, jogurt.

Image

 

Lakra e Brukselit

Lakra e Brukselit është e pasur me të gjitha vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme. Disa prej tyre janë vitamina C, vitamina A, vitamina të grupit B, magnez dhe kalcium. Kanë ndikim kundër inflamacioneve dhe mund ta shtojnë energjinë në trup. Janë të shkëlqyeshme për forcimin e sistemit imun dhe parandalon gripin dhe ftohjet. 

Image

Agrumet

Dimri pa agrume nuk është dimër i vërtetë. Portokajtë, limonët, mandarina dhe grejpfruti janë burim i mirë për materie ushqyese, sidomos vitamina C, që më së shumti na nevojitet gjatë kohës së gripit dhe ftohjeve. Këto pemë freskuese ndikojnë mirë edhe në shëndet. Janë të pasura me antioksidues dhe përbërës kundër viruseve, që forcojnë sistemin imun.

Image

 

Kanellë

Midis erëzave më popullore dimërore është kanella. Ka ndikim në forcimin e sistemit imun, e përmirëson punën e trurit, është e mirë për shëndetin e zemrës, ndërsa që ka ndikim kundër mikrobeve dhe kanë ndikim kundër inflamacioneve.

Image

 

Lakra

Lakra është e pasur me vitaminën C,  që është e shkëlqyeshme për forcimin e sistemit imun dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve. Ndihmon në shërimin e ftohjes, gripit dhe kollës dhe ndikon si antiseptik në organet e frymëmarrjes. Gjatë muajve të dimrit do të duhej që tri herë në javë të konsumoni lakër turshi.

Image

 

Patatja e ëmbël

Patatet e ëmbla janë të pasura me antioksidues dhe me betakarotinë, që parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe pakësojnë rrezikun nga zhvillimi i llojeve të ndryshme të kancerit.  Përmbajnë karbohidrate, fibra, hekur, kalium, vitaminën B6 dhe materie të tjera ushqyese.

Image

 

(Kosova Sot)