Rregullojeni linjën trupore përmes këtyre ushqimeve

  • 08 February 2016 - 11:42
Rregullojeni linjën trupore përmes këtyre ushqimeve

Ekzistojnë ushqime që mund t’i konsumoni për çdo ditë në mënyrë që të humbni në peshë dhe të shkrini sa më shumë kalori. Lajm i shkëlqyeshëm është që këto ushqime janë të shijshme, e në të njëjtën kohë edhe të shëndetshme.  Me këtë rast ju sjellim ushqimet, me të cilat, krahas aktiviteteve fizike, do të hiqni kilogramët shtesë dhe do ta përmirësoni gjendjen shëndetësore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Grejpfruti

Grejpfruti përshpejton metabolizmin dhe e ndihmon organizmin t’i shkrijë kaloritë. Kjo pemë do t’ju ndihmojë të ngopeni më shpejt dhe për një kohë më të gjatë të qëndroni në atë gjendje. Pos kësaj, grejpfruti përmban sasi të lartë të fibrave, kështu që ju ndihmon në rregullimin e nivelit të glukozës në gjak.

Selino

Fshehtësia e selinos është e thjeshtë –përmban pak kalori dhe ju ndihmon të shkrini sa më shumë prej tyre. Kjo perime në vete përmban shumë ujë, kështu që është zgjedhje e duhur për dietë. Selinon do të duhej ta përdornit në kombinim me ushqimet tëtjera, pasi që nuk ka shumë minerale dhe ka vlerë të ulët ushqyese.

 Çaji i gjelbër 

Nëse deri më tani nuk e keni zbuluar që çaji i gjelbër është i shkëlqyeshëm për metabolizmin, është momenti i fundit ta bëni këtë. Ky lloj i çajit është pjesë e përditshmërisë sonë, por nuk mund të harrojmë se sa i shëndetshëm është për organizmin tonë. Çaji i gjelbër është përplot me antioksidues dhe ju ndihmon të hiqni qafe kilogramët shtesë.

Kafeja

Me siguri se një numër i madh i njerëzve nuk do të mund ta imagjinonin jetën pa kafe. Dihet se kafeina na ndihmon të qëndrojmë zgjuar, porkafeina përshpejton punën e zemrës, gjaku merr më shumë oksigjen dhe në këtë mënyrë vjen deri te shkrirja e më shumë kalorive. Efekti ulet nëse shtoni sheqer apo qumësht. Si zëvendësim mund të përdorni kanellë, e cila, mes tjerash, është e mirë për zvogëlimin e yndyrës në gjak.

Avokado

Avokadojaështë djegës i trefishtë i yndyrave. Kjo pemë përmban yndyra të pangopura, që përshpejtojnë metabolizmin dhe mbrojnë ato pjesë të qelizave për prodhimin e energjisë. Pos kësaj, avokadojazvogëlon sasinë e kolesterolit, shëron plagët, ul rrezikun nga infarkti dhe është i mirë për sytë dhe flokët tuaj. Mund të konsumoni gjysmë avokadoje me domate dhe kripë deti për kafjall.

Arrat braziliane

Arrat braziliane cilësohen si një ndër ushqimet më të shijshme, të cilat njëkohësisht ''djegin''shtresat dhjamore. Këto arra po ashtu përshpejtojnë edhe metabolizmin, përderisa tiroidet i aktivizojnë duke ndikuar në largimin apo heqjen e celulitit dhe forcimin e sistemit imun të njeriut. 

(Kosova Sot)