Ja si t’i hiqni gurëzit në dhëmbë me mënyrë natyrore

  • 08 February 2016 - 14:33
Ja si t’i hiqni gurëzit në dhëmbë me mënyrë natyrore

Largimi i këtyre gurëve, të cilët mund të shkaktojnë edhe inflamacion, mund të bëhet edhe me preparate shtëpiake

Nëse edhe ju jeni ndër ata persona që dridhen nga frika sapo t’ua përmendin mjekun e dhëmbëve, atëherë zgjidhjet me preparate natyrore për heqjen e gurëve të dhëmbëve, janë ideale për ju.

Gurët e dhëmbëve në fakt janë shtresime të forta në dhëmbë, që krijohen me anë të mineralizimit të pllakave që, me kalimin e kohës, shtresohen në dhëmbë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kur pllakat qëndrojnë në dhëmbë për një kohë të gjatë, nën ndikimin e mineraleve të pështymës, në dhëmbë paraqiten gurët e dhëmbëve. Pllakat janë të shumta nëse konsumoni ushqim të qullët, të butë dhe ngjitës, të pasur me karbohidrate (ëmbëlsirat, buka e bardhë, brumërat, pemët e sheqerosura).

Me qëllim të largimit të kësaj dukurie të shëmtuar, e cila për shkak të mbledhjes së baktereve, shkakton edhe kalljen e mishit të dhëmbëve (gjingjivit dhe parodontit), ju mund të shërbeheni me preparate shtëpiake.

Receta 1:

30 gramë lëvozhga arrash dhe ujë

Përgatitja:

Qitni lëvozhgat e arrave në një enë, shtoni ujë dhe zieni për 15 minuta. Zhyteni brushën e dhëmbëve në atë ujë dhe lani dhëmbët për 5 minuta. Përsëriteni këtë procedurë në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje.

Receta 2:

4 lugë fara të lulediellit

4 lugë lule të blirit

1 litër ujë.

Përgatitja:

Qitni përbërësit në enë, shtojuni ujë dhe zieni në zjarr të qetë për gjysmë ore. Lani dhëmbët me këtë përzierje pas çdo shujte.

(Kosova Sot)