Dieta “Day-off”, për një humbje më të shpejtë të kileve të tepërta

  • 08 February 2016 - 15:46
Dieta “Day-off”, për një humbje më të shpejtë të kileve të tepërta

Duke i analizuar njerëzit në dietë dhe duke studiuar atë që për ta është më së vështiri, dr. Oz ka përpiluar një plan të ri, i cili do t’jua ofrojë atë që ju mungon më së shumti – një ditë të lirë për t’u kënaqur me shijet që ju mungojnë. Gjatë gjashtë ditëve të tjera, plani i dietës bazohet në planet e suksesshme të të ushqyerit, por me një shtesë joshëse. Dita e lirë mund të jetë cilado ditë që dëshironi ju, gjatë javës.

Parimet kryesore të kësaj diete janë të thjeshta. Pasi e filloni ditën me një gotë uji të vakët me limon, keni mundësinë që të përzgjidhni midis disa varianteve të kafjallit. Uji me limon ndikon në përshpejtimin e metabolizmit. Gjatë tërë ditës mund të konsumoni perime pa amidon, me çdo shujtë, në sasi të pakufizuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Proteinat – mishi i pulës, peshqit, vezët, frutat e detit, tofu, thjerrëzat, bishtajat.

Karbohidratet – thjerrëzat, bizelet, leblebitë, patatet e ëmbla, kungulli, misri, karotat, drithërat integrale, orizi i vrugët, buka integrale.
Perimet – artiçokat, panxhari, brokoli, lakra, selinoja, kastraveci, patëllxhani, cikorja, radhiqja, sallata e gjelbër, spinaqi, rukola, kërpudhat, qepa, bizelet, sythat, kungulleshkat, domatet.

Propozime për shujta

Kafjalli: 

Vezë në sy. – Në 1 lugë vaj ulliri shtoni gjysmë qepe. Kur të bëhet si e kristaltë, shtoni dy filxhanë spinaq të zier dhe pak kripë. Fërgoni për 2 minuta. Qitni në pjatë, e në fulteren e fshirë qiteni një lugë vaj dhe piqeni një vezë në sy. Shërbeni edhe jogurt.

Image

Dreka, apo darka: 

Hamburgeri nga kopshti. – Dy copë perime sipas dëshirës, piqini me rriska të patëllxhanit. Nga dy domate, qepe dhe borziloku përgatiteni salcën. Në pjatë qitni perimet, rriskën e patëllxhanit dhe dy lugë salcë, e më pas me radhë.

Mish pule. – Në bluarës imtësoni gjysmë filxhani drithëra integrale, shtoni kripë dhe biber. 200 g mish të bardhë të pulës preni në shirita dhe zhytni në të bardhë të vezës, e më pas në përzierjen e drithërave dhe renditni në tepsi. Piqni nga 6 minuta në secilën anë. Gjysmë pjate sallatë të gjelbër dhe një kastravec, ku keni shtuar vaj ulliri, mund t’i shërbeni me këtë specialitet.

(Kosova Sot)