Ilaçet natyrore kundër anemisë

  • 08 February 2016 - 20:51
Ilaçet natyrore kundër anemisë

Nëse vuani nga mungesa e hekurit, atëherë provoni çajet e hithrave, rrikës, apo gjetheve të arrës.

Çaji i hithrave – një lugë gjethesh të hithrave përvëloni me 2 dl ujë dhe lërini që të qëndrojnë 5 minuta. Kullojeni çajin dhe e pini të vakët, tre filxhanë në ditë.

Çaji i rrikës – në 1 litër ujë qitni 20 g rrënjë të rrikës, duke i zier për rreth 20 minuta. Lërini që të qëndrojnë gjatë natës, kullojeni dhe pini dy filxhanë çaj në ditë, më së miri midis shujtave.

Çaji i arrës – zieni 20 g gjethesh të freskëta të arrës për 15 minuta në 1 litër ujë, e më pas kullojeni. E pini një filxhan në ditë, para dreke, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Tinktura e hudhrës – pastroni dhe lani 300 g hudhër, qituni 1 litër alkool të pastër dhe lëreni që të qëndrojë tri javë. Tri herë në ditë pini nga 20 pika të kësaj tinkture, të vendosura në gjysmë gote qumësht.

Kremi i kakaos – përzieni mirë 250 g kakao, 250 g sheqer të vrugët, 250 g mjaltë, 250 g gjalpë, 2 lugë të vogla kripë, 7 lugë uthull molle. Qiteni në kavanoz dhe merreni tri herë në ditë nga një lugë krem.

(Kosova Sot)