Ilaçi më i mirë natyral kundër gripit
Gripi ka arritur, por edhe koha ndikon në përhapjen e tij. Gjëja kyçe në ruajtjen e shëndetin në kushte të tilla është imuniteti i fortë, por receta të cilin ua sjellim ndikon fort kur t’ju sulmojë gripi. Receta ndoshta nuk është më e shijshmja në botë, por besoni, pasi ta keni konsumuar do të ndiheni sikur të keni konsumuar një bombë energjike, e trupi juaj do të fitojë një armë të re kundër viruseve. Përgatiteni këtë pije, e vendosni në frigorifer dhe e pini tri deri katër gota në ditë dhe do të ndiheni si të rinj
Receta për ilaçin natyral kundër gripit:
- 3 gota lëng nga portokajtë e freskët
– 1/3 e gotës lëng limoni
– 2 lugë mjaltë
– 4 thelpinj të hudhrës
– 1/2 e lugës kurkumë
– ½ e lugës speca pikant
– 2 lugë xhenxhefil të copëtuar.
Të gjithë përbërësit i vendosni në blender, i përzieni derisa të merrni një formë të lëngut. Detyrimisht ta mbani në frigorifer dhe në kavanoz prej qelqi.
(Kosova Sot)