Hiqeni dhjamin nga barku pa kurrfarë mundimi!

  • 10 February 2016 - 13:12
Hiqeni dhjamin nga barku pa kurrfarë mundimi!

Ekzistojnë shumë gjëra ushqimore, që janë të shëndetshme, por nuk ekzistojnë shumë sosh që përmbajnë vlera të fuqishme ushqyese për djegie të kalorive dhe dhjamit. Përfshini ushqimet në vijim në menynë tuaj dhe harroni shtresat dhjamore në bark.

Boronicat

Janë të pasura me antioksidues dhe kanë karakteristika kundër inflamacioneve. Studimi i bërë në Universitetin e Miçiganit ka zbuluar lidhjen mes boronicave dhe dhjamit në bark. Shkencëtarët për tre muaj i kanë ushqyer brejtësit me ushqime, që përmbajnë boronica. Rezultatet kanë zbuluar reduktim të dukshëm të dhjamit të barkut. Përveç kësaj, boronicat ndihmojnë në reduktimin e triglicerideve dhe sulinës, gjë që i bën luftuese të fuqishme kundër sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Farat e lirit

Përmbajnë sasi të lartë të acideve yndyrore Omega-3, të cilat jo vetëm që kanë karakteristika të forta kundër inflamacioneve, por edhe ndihmojnë në rregullimin e hormoneve të stresit, siç është kortizoli. Rregullimi i kortizolit kontribuon që të mblidhet më pak dhjamë në zonën e barkut.

Jogurti pa yndyrë

Ushqimi i pasur me produkte të qumështit është dëshmuar efikas, kur bëhet fjalë për mbledhjen e dhjamit trupor. Veçanërisht efikas është kur bëhet fjalë për pjesën e mesme të trupit, për shkak të kalciumit dhe aminoacidit me emrin arginin. Kalciumi ndihmon në rregullimin dhe mënyrën sesi do të përhapet dhjami në trup. Arginini ndihmon në shkrirje të dhjamit dhe në rritje të masës muskulore.

Spinaqi

Është burim fantastik i vitaminës C, e cila ndihmon që kortizoli, përkatësisht hormoni i stresit, të kthehet në nivel normal pas një situate stresuese. Kjo do të thotë që hormonet e stresit do të qëndrojnë më shkurt në trupin tuaj, gjë që ndihmon shumë në luftën kundër shtresave të dhjamit në zonën e barkut. 

(Kosova Sot)