Ushqimi i ekuilibruar dhe prodhimet funksionale kyçe për një tretje të mirë

  • 10 February 2016 - 22:37
Ushqimi i ekuilibruar dhe prodhimet funksionale kyçe për një tretje të mirë

Sistemi i organeve të tretjes në organizmin e njeriut, pos funksioneve bazë, ka një rëndësi të madhe në mbrojtjen e organizmit të njeriut nga ndikimet e jashtme, viruset dhe bakteret. Pikërisht për këtë, është shumë me rëndësi për të pasur kujdes në ushqim. Ekspertët theksojnë se ushqimi i shëndetshëm është ai kur hamë në mënyrë të ekuilibruar – perime, pemë dhe mish, prodhime të qumështit. Secila piramidë e ushqimit tregon se ushqimi duhet të jetë i llojllojshëm. Ushqim i shëndetshëm është ushqimi që trupit i siguron konsumim optimal me kalori, vitamina, minerale dhe lëngje, si dhe një masë mesatare me proteina, karbohidrate dhe yndyrë, në mënyrë që të sigurohen nevojat për organizmin, për energji dhe materie mbrojtëse. Një ushqim i tillë mundëson rritjen dhe zhvillimin e organizmit me të gjitha funksionimet e tij, me të gjitha sistemet, duke forcuar sistemin imun dhe atë mbrojtës, duke e mbrojtur nga ndikimet e jashtme, viruset, kërpudhat, bakteret dhe alergjitë e ndryshme. Për tretje të mirë dhe rregullimin e pengesave në tretje me rëndësi janë edhe probiotikët natyralë. Sidomos përdorni ujin, hani ushqimet, si: drithëra, pemë, perime, mish (peshk, vezë),qumësht dhe prodhime të qumështit.

(Kosova Sot)