Këto pemë përshpejtojnë metabolizmin dhe do të humbni në peshë

  • 10 February 2016 - 23:54
Këto pemë përshpejtojnë metabolizmin dhe do të humbni në peshë

Jo të gjitha pemët janë të njëjta. Disa përmbajnë nivel të lartë të sheqerit natyral, por ekzistojnë edhe pemë të tilla, që kur konsumohen në sasi të caktuara, nxitin humbjen në peshë. Avokado është e pasur me yndyra të shëndetshme, që e përshpejtojnë punën e metabolizmit dhe prodhimin e testosteroneve. Ky hormon është kyç në humbjen e kilogramëve te meshkujt, e po ashtu edhe te femrat. Kur të ndieni se keni nevojë për zamrën e pasdites, gjithmonë zgjidhni pemët që janë të pasura me fibra. Mollët dhe dardhat përmbajnë sasi të madhe me fibra dhe nëse e hani vetëm një nga to, do ta kënaqni urinë tuaj. Niveli i lartë i boronicave me antioksidues mund të ndihmojë në largimin e helmeve nga trupi, që më pas grumbullojnë kilogramët. Bananet janë përplot me fibra të tretshme, që krijojnë ndjenjën e ngopjes. Hani një banane për kafjall, do ta holloni belin dhe do ta forconi sistemin imun. Nëse hani kokos, shpejt do të ngopeni dhe nuk do ta ndieni nevojën për ushqim. Limoni është i shkëlqyeshëm për pastrimin e mëlçisë. Pini limonadë çdo mëngjes para kafjallit dhe do t’i rregulloni yndyrat, që depërtojnë në organizmin tuaj.

(Kosova Sot)