Receta për shkrirjen e dhjamit dhe celulitit

  • 12 February 2016 - 11:56
Receta për shkrirjen e dhjamit dhe celulitit

Shumë njerëz e shmangin bananen kur janë në dietë, por bëjnë gabim, sepse bananet shkrijnë yndyrën në gjak. Janë plot me kalium që largon ujin tepricë nga trupi, e posedojnë edhe sheqer natyral, fruktozë dhe glukozë, që janë burim i energjisë për trup. Krahas bananes duhet të hani sa më shumë perime, sidomos spinaq, por edhe manaferra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Banania me manaferra përgatitet në këtë mënyrë:

Përgatitja:

Me një banane shkon edhe një lugë manaferra, një lugë mjaltë, një lugë xhenxhefil dhe gjysmë gotë ujë të vakët. Banania me spinaq është e shkëlqyeshme për shuarjen e urisë.

Pos bananes nevojiten edhe 20 g spinaq, gjysmë gotë jogurt, 1/3 e gotës flluska dhe një lugë mjaltë. Nëse dëshironi ta shkrini yndyrën dhe dhjamin, bananes ia shtoni edhe dy lugë fara të lirit, dy lugë hirrë dhe një portokall. Të gjitha këto pije përgatiten në blender, lehtë dhe thjeshtë, e më së miri është t’i konsumoni në mëngjes, para kafjallit. 

(Kosova Sot)