Provoni antibiotikët më të fortë natyralë

  • 12 February 2016 - 22:53
Provoni antibiotikët më të fortë natyralë

Kur flasim për mbrojtjen prej infeksioneve, puna e sistemit imun është më e rëndësishmja. Nëse dëshironi ta forconi sistemin imun, gjithsesi  shtojeni konsumimin e këtyre ushqimeve, që përmbajnë substanca të forta kundër viruseve dhe kërpudhave, që ju mbrojnë nga ftohjet dhe gripi

Uthulla e mollës

Image

Përmban sasi të madhe të acideve të mollës, pastaj vitamina, minerale dhe aminoacide. Po ashtu, është burim i mirë për pektinë, vitamina A, B6, C, E, timinë, likopen, niacinë, riboflavinë dhe betakarotinë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Hudhra

Image

Tash e mijëra vjet përdoret për zbutjen dhe shërimin e sëmundjeve. Substanca përbërëse aktive e hudhrës është alicina, e cila i dhuron përbërësit kundër viruseve dhe baktereve.  Studimet kanë treguar se e marrjen e suplementeve me alicinë për dymbëdhjetë javë, mund ta ulni rrezikun për t’u prekur nga gripi për 64 për qind. 

Xhenxhefili

Image

Xhenxhefili është analgjetik i fortë, përmban substanca që luftojnë inflamacionet dhe bakteret. Studime të shumta kanë treguar se xhenxhefili ndihmon në parandalimin gripit dhe të ftohjes. Xhenxhefili mund të ulë rrezikun nga shfaqja e qelizave kancerogjene, ndikon mirë te sistemi i tretjes.

Rrika

Image

Testimet laboratorike kanë treguar se rrika ka ndikim të fortë prej një antibiotiku. Mund të ndihmojë në shërimin e inflamacioneve të sinuseve, fshikëzës së urinës dhe infeksioneve të lëkurës. Në përbërjen e rrikës hasim edhe një pjesë squfur, për të cilin është vërtetuar se ndikon si antibiotik. Stimulon punën e sistemit imun dhe shton sasinë e qelizave të bardha të gjakut në gjakrrjedhje.

Qepa

Image

Me shekuj të tërë përdoret në zbutjen e shumë dhimbjeve dhe shërimin e infeksioneve të ndryshme. Përbërësi kryesor i qepës, kuercetina, luan rol të rëndësishëm në parandalimin e qelizave kancerogjene. Qepa pakëson sasinë e radikalëve të lirë, që ndikon në forcimin e sistemit imun dhe në mbrojtje nga infeksionet.

Specat djegës

 

Image

Specat djegës janë të pasur me kapsaicinë, i cili nxit qarkullimin e gjakut. Mund të zbutë infeksionet e sistemit respirator, lehtëson kollën dhe nxit zhbllokimin e sinuseve. Specat djegës janë burim i mirë për vitamina C. Përmbajnë më shumë sesa agrumet madje.

(Kosova Sot)