Ilaçi më efikas natyral kundër migrenës

  • 13 February 2016 - 11:31
Ilaçi më efikas natyral kundër migrenës

Njerëzit që vuajnë nga migrena e dinë se kjo është një dhimbje e tmerrshme. Migrena mund t’jua shkatërrojë jetën. Për më keq, migrenën nuk mundeni gjithmonë ta mposhtni përmes ilaçeve. Por, çfarë të bëni në situata të tilla? Të paktë janë ata që e dinë mënyrën që ju ndihmon njerëzve. Bëhet fjalë për mjekësinë tradicionale dhe popullore, që më shumë kritikohet se sa që përkrahet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mënyra e propozuar e shërimit nga migrena është shumë e thjeshtë: krejt çfarë ju nevojitet është kripa dhe lëngu i limonit. Së pari duhet të zgjidhni kripën. Do të ishte ideale që të jetë i cilësisë së lartë. Më së miri ta përdorni kripën e pasur me minerale. Kripa prej Himalaje përmban 84 elemente, që është më shumë se mirë, nëse merret parasysh fakti se shkenca njeh 118 elemente.

Kripa mund t’ju shpëtojë nga dhimbjet e kokës, migrena, shton nivelin e serotoninës në gjak, se forcon sistemin nervor dhe normalizon ekuilibrin alkalin në organizëm. Pra, ajo që duhet të bëni është të merrni një gotë lëng limoni të freskët dhe aty të shtoni dy lugë të vogla me kripë.

Përzieni derisa të tretet kripa e më pas i shtoni edhe një gotë ujë. Lëngun e përzieni mirë dhe ta pini përnjëherë. Shija nuk është ndoshta aq e këndshme, por kjo përzierje ndikon menjëherë, thuajse është një lëng magjik. 

(Kosova Sot)