Ilaçi natyral që mbron nga kanceri dhe forcon zemrën

  • 13 February 2016 - 15:44
Ilaçi natyral që mbron nga kanceri dhe forcon zemrën

Vetëm tre përbërës me sukses mbrojnë prej kancerit dhe ulin kolesterolin e keq, si dhe shërojnë sëmundjet e zemrës. Për këtë recetë ju nevojiten kërpudhat e freskëta, zarzavate të freskëta dhe mjaltë bliri, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përgatitja: merrni pesë kërpudha. Duhet të jenë të freskëta. I pastroni dhe i përvëloni me ujë të vluar, i fshini me peshqir dhe i shtrydhni për të pasur lëngun e freskët. Po ashtu merrni zarzavatet dhe shtrydhni lëngun prej tyre, deri të merrni një lugë plot lëng. Përzieni lëngun e kërpudhave dhe lëngun e zarzavateve dhe shtoni një lugë mjaltë. Kjo sasi e ilaçit mjafton për tri ditë. E ruani në frigorifer, në kavanoz të mbyllur. Çdo ditë në mëngjes në lukth të thatë pini më pak se gjysmë luge.

Vetitë shëruese të ilaçit:

1. Përdoret për shërimin e sëmundjeve të zemrës, përkatësisht “Angina pectoris”;

2. Ul kolesterolin e keq;

3. Ndikon si mbrojtje kundër kancerit. Nëse për një kohë të gjatë e përdorni këtë ilaç, nuk do të rrezikoheni nga sëmundjet e lartpërmendura.

(Kosova Sot)