Piperi shkrin kilogramët dhe ndihmon të hiqni dorë nga duhani

  • 13 February 2016 - 17:05
Piperi shkrin kilogramët dhe ndihmon të hiqni dorë nga duhani

Me shekuj përdoret në gastronomi, e është aq me vlerë saqë dikur tregtarët e kanë përdorur në vend të të hollave. Edhe pse ekzistojnë 2.000 lloje të kësaj erëze, më i pranishëm është piperi i zi, ai i bardhë, i kuq dhe piperi i gjelbër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Piperi  zi përdoret si erëz për të gjitha gjellët. Piperi i bardhë është i mirë për përmirësimin e shijes. Me piperin e bardhë përgatiten gjellët me mish, por e hasim edhe në supë e sallatë. Piperi i kuq është ideal për dekorimin e prodhimeve, te erëzimi i peshkut.

Sipas mjekësisë popullore, piperi me sukses e zbut temperaturën e trupit, infeksionin e fytit, të vjellat, dhimbjet e kokës, problemet me urinim, reumën dhe artritin, qetëson nervozizmin dhe stresin, ndihmon te pagjumësia, ndihmon në heqjen e kilogramëve të tepërt dhe forcon kujtesën dhe nervat. Në bazë të studimeve, pos teshtitjes, thithja e avullit nga piperi i zi pakëson dëshirën për cigaren.

(Kosova Sot)