Me lajthi kundër depresionit

  • 13 February 2016 - 19:48
Me lajthi kundër depresionit

Te lajthitë gjithçka është shëruese.  Bërthama e saj është e pasur me shumë përbërës me vlerë, vaj ka 70 për qind, e në masë të madhe ka edhe proteina, karbohidrate, sheqer, materie minerale, vitaminë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

E, celulozë, përmban edhe vitamina të grupit B, sidomos B1 dhe B6, që janë të rëndësishme për masën muskulore dhe energji, punën e trurit dhe sistemin nervor. Nëse e konsumoni në sasi të mjaftueshme, e parandalon depresionin, kështu që ju sugjerohet shtatzënave.

Vitamina A nga fryti ndikon mirë te lëkura dhe flokët, dhëmbët dhe sistemi imun dhe forcon organet e brendshme. Vitamina E po ashtu është domethënëse për vitalitetin e lëkurës, ndikon mirë tek enët e gjakut, mbron zemrën. Vitaminat K dhe F përshpejtojnë punën e metabolizmit, rritjen e flokut dhe i ndihmojnë lëkurës që të jetë e shëndetshme. 

 

(Kosova Sot)