Dieta e mençur, për 10 ditë 5 kg më pak

  • 14 February 2016 - 15:30
Dieta e mençur, për 10 ditë 5 kg më pak

Nëse e keni të domosdoshme që për afat të shkurtë kohor të humbni disa nga kilogramët tepricë, e dëshironi që të ushqeheni shëndetshëm, kjo është dieta e duhur për juve. Kilogramët nuk do të kthehen, premtojnë krijuesit e saj dhe nuk do të ketë efekte të dëmshme psiko-fizike. Ajo që është më e mira, vetë e bëni planin e shujtave dhe e përpiloni me dëshirat tuaja dhe nevojat. Ushtroni, sepse vetëm ashtu do të hiqni qafe kilogramët shtesë. Me rëndësi që të djersiteni, qoftë me vrapim, ecje të shpejtë ose duke vozitur biçikletën. Hani pemë të ndryshme, sepse secila prej tyre përmban përbërës të caktuar që i nevojiten organizmit për funksionimin e tij. E njëjta vlen edhe për perime, të ziera apo n avull, janë të mira sepse përmbajnë fibra, disa janë antioksidues të mirë, ndihmojnë tretjen, si dhe kanë vitamina dhe minerale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Disa nga perimet ju ndihmojnë të humbni në peshë, disa për shkëlqim të lëkurës, do t’ju ndihmojnë ta ktheni shkëlqimin e humbur. Le të dominojë karota, sallata e gjelbër, domatja.

Kafjalli: 1 gotë pemë të prera, 1 gotë lëng domatesh ose një gotë jogurt.

Dreka: 1 gotë supë me perime ose një enë me sallatë të gjelbër, një gotë pemë të copëtuara

Zamra: një gotë pemë të prera

Darka: sallatë me perime – tranguj, karota, lakër, brokol, domate, sallatë të gjelbër, një supë me zarzavate, një gotë me pemë të prera.

(Kosova Sot)