Salca e gjelbër, që qetëson ngërçet në zorrë

  • 14 February 2016 - 18:05
Salca e gjelbër, që qetëson ngërçet në zorrë

Pos se është i shijshëm për ta shtuar në sallatë, mishit të ftohtë, mishit nga skara, peshkut dhe patates së pjekur, salca nga gjethet e freskëta të majdanozit, nenexhikut dhe borziloku përmirësojnë tretjen, qetësojnë ngërçet e lukthit dhe të zorrëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

1 lugë gjethe të freskëta majdanoz

1 lugë gjethe të freskëta borziloku

1 lugë gjethe të freskëta nenexhiku

1,5 dl vaj ulliri

1 lugë lëvore limoni të gërryer

Kripë

Piper të bluar

2 pika salcë pikante

Përgatitja:

Në blender përzieni gjethet e majdanozit, borzilokut, nenexhikut, vajin e ullirit dhe salcën pikante. Në salcë shtoni lëvoren e bluar të limonit, kripën dhe piperin dhe e lini të qëndrojë 2-3 orë para përdorimit. Salcën ta ruani në frigorifer më së shumti 2 ditë. Merrni nga një lugë para shujtës dhe ia shtoni sallatave dhe gjellëve tjera.

(Kosova Sot)