Lëngu pranveror që pastron organizmin

  • 23 May 2015 - 09:03
Lëngu pranveror që pastron organizmin

Shtogu posedon aromë të këndshme, por është edhe shumë shërues. Variantet më të popullarizuara të konsumimit të gjetheve të shtogut janë petullat, shurupi dhe çaji. Ky lëng ju pastron dhe ndikon të humbni në peshë.

Përbërësit:

-30 gjethe të shtogut,

-3 l ujë,

-4 dkg acid limoni,

-3 limonë,

-3 kg sheqer.

Përgatitja:

Gjethet e shtogut i futni në ujin me acid limoni dhe në rriskat e ndara të limonit me lëvore. I përzieni mirë dhe e lini të qëndrojë në vend të ftohtë dhe të errët për 24 orë. Ditën e dytë lëngun e përzieni dhe i shtoni sheqer, e përzieni, dhe e lini edhe për 24 orë. Pas 48 orëve shurupi është gatshëm. Kështu mund ta ruani për një vit, në vend të ftohtë dhe të errët. (Kosova Sot)