Si të hiqni shtresat dhjamore nga pjesë të caktuara në trup?

  • 18 March 2016 - 23:05
Si të hiqni shtresat dhjamore nga pjesë të caktuara në trup?

Hormonet janë përgjegjëse për shpërndarjen e dhjamit në trupin tonë. Por, për fat të keq, te shumë zonja është i pranishëm një çekuilibër i hormoneve. Kjo vjen si pasojë  e ndotjes së ajrit, aktivitetit jo të mjaftueshëm fizik, ushqimit të dëmshëm dhe situatave stresuese

Shtresat yndyrore rreth belit në forma dhjamore

Kjo tregon se sekretimi i insulinës është jashtë kontrollit. Për ta reduktuar, hamë më shumë fruta të detit, peshk, brokoli me erëza si kanellë, e mund t’ju shtoni edhe boronica të kuqe dhe boronica dhe për çdo ditë pini çaj. Përdorni bukë integrale. Kështu do ta pastroni organizmin dhe insulinën do tabani në ekuilibër. Anashkaloni alkoolin dhe pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe patatet e skuqura, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Shtresa të dhjamit në hapësirën  e sqetullave

Këto shtresa jua pamundësojnë të vishni fustane dhe bluza. Pos se nuk duket bukur, kjo mund të jetë shenjë se gjëndrat tiroide nuk punojnë si duhet, e zakonisht përcillet edhe me diskonim jo të mirë. Do të ishte mirë që lakrën, brokolin, lakrën jeshile, rrepën, dredhëzat dhe pjeshkat t’i konsumoni më pak. Zëvendësoni me tunë, skumbri, arra braziliane, qepë të kuqe dhe drithëra integrale. Mos u bëni nervoz dhe largoni stresin.

Image

 

Shtresat dhjamore nën bërryla

Kjo është shenjë se testosteroni dobët sekretohet në trupin tuaj. Për ta sanuar këtë problem, provoni që sa më shpesh të bëni dashuri, që për çdo ditë të ushtroni muskujt te bërrylat, që të flini mjaftueshëm dhe të mos jeni nën stres. Shmangni ëmbëlsirat, por nuk është e tëhu të vuani urie. Merrni sa më shumë skumbri, avokado dhe fara të lirit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Shtresat dhjamore në ijë dhe fundshpinë

Shtresat dhjamore në ijë dhe në fundshpinë do t’i eliminoni nëse ushqimin e bazoni në pemë, perime, jogurt dhe drithëra integrale. Ky  problem shfaqet nëse niveli i estrogjenit është më i lartë sesa ai optimal. Pakësoni ilaçet për qetësim, kafe, alkool dhe pije të gazuara.

(Kosova Sot)