Kujdes: Kurrë mos e përdorni kurkumën me këto ilaçe

  • 29 April 2016 - 19:33
Kujdes: Kurrë mos e përdorni kurkumën me këto ilaçe

Shkaku i efekteve të veta shëruese, kurkuma shpeshherë përdoret si ilaç kundër shumë sëmundjeve. Njerëzit zakonisht e përdorin për të hequr qafe efektet anësore të dëmshme dhe komplikimet që sjellin ilaçet farmaceutike. Mirëpo, kurkuma mund të jetë e rrezikshme kur merret me disa ilaçe të caktuara, raporotn Gazeta Kosova Sot

Kurkuma sugjerohet të përdoret si ilaç natyra; pothuajse kundër të gjitha sëmundjeve. Në të shumtën e rasteve, kurkuma sugjerohet si alternativë natyrale e ilaçeve, sepse ka më pak efekte të dëmshme anësore. Por, a e keni ditur se kurkuma mundet të shkaktojë disa efekte të dëmshme serioze nëse në kombinim me ilaçet tjera e konsumoni në sasi të madhe.

Nëse keni probleme me trombozë, duhet ta dini se kurkuma pakëson krijimin e droçkave, e është e rrezikshme nëse merrni në kombinim me ilaçet për hollim të gjakut. Kurkuma përbën rrezik nëse e kombinoni me ilaçet e diabetit. 

(Kosova Sot)