Përzieni këta përbërës dhe kthjellni organizmin

  • 29 April 2016 - 19:43
Përzieni këta përbërës dhe kthjellni organizmin

Pos se është i lirë, i shijshëm dhe pa kalori, ju paraqesim lëngun që përmban tri veti shëruese: pastron organizmin nga helmet, përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen në peshë, raporton Gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT: Mollë; Një shkop kanellë (ose kanellë pluhur); Rreth 1,5 deri dy litra ujë të vluar.

PËRGATITJA: Mollën ta copëtoni në rriska, shtoni kanellë dhe e mbuloni me ujë. E lini të qëndrojë 1-2 orë dhe e pini gjatë ditës. Kombinimi i mollës me kanellë në mënyrë fantastike rregullon metabolizmin dhe në mënyrë efikase eliminon lëngjet nga organizmi. 

(Kosova Sot)