Arsyet pse lakra jeshile më shpesh duhet të jetë në tryezën tuaj

  • 29 April 2016 - 19:48
Arsyet pse lakra jeshile më shpesh duhet të jetë në tryezën tuaj

L akra jeshile pa kurrfarë dyshimi është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Ja disa arsye pse duhet ta konsumoni më shpesh, raporotn Gazeta Kosova Sot 

FORCON SISTEMIN IMUN Lakra jeshile është përplot me përbërës ushqyes që forcojnë sistemin tuaj imun, por edhe ndihmojnë në luftën kundër baktereve dhe viruseve. Është e pasur me karotenoide dhe flavanoide, antioksidues si dhe vitamina A dhe C.

I SHKËLQYESHËM PËR DETOKSIM Marrë parasysh se është përplot me squfur dhe fibra, ka rol të madh në mbajtjen shëndetshëm të mëlçisë, por edhe në detoksimin e mbarë organizmit. Përmban edhe shumë vitamina C, që ekuilibrojnë nivelin e sheqerit dhe në humbje në peshë.

PËRMIRËSON TRETJEN DHE HUMBJEN NË PESHË Kjo perime është zgjedhje e duhur për dietë, por kini kujdes të ushqeheni shëndetshëm dhe ta ruani linjën e trupit dhe shëndetin tuaj. Në 100 g lakër jeshile gjenden së paku 50 kalori dhe 0 g yndyrë.

KUJTESË MË TË MIRË Për ta përmirësuar kujtesën në menynë tuaj duhet që sa më shpesh lakra jeshile, e po ashtu edhe spinaqi, majdanozi, brokoli, lakra dhe lakra e Brukselit. Të gjitha këto ushqime janë të pasura me vitamina , që forcon funksionimet e trurit dhe ruan qelizat. 

(Kosova Sot)