Dieta më e mirë për ata që i urrejnë dietat

  • 30 April 2016 - 09:02
Dieta më e mirë për ata që i urrejnë dietat

Humbja në peshë pa dietë është ëndërr që mundon shumicën e personave me mbipeshë. Pa marrë parasysh sa ju duket e pabesueshme, është e mundur të hiqni kilogramët shtesë pa ndonjë regjim të posaçëm të ushqimit, porse nevojiten ndryshime të disa shprehive në stilin e jetës që nuk ndikojnë në cilësinë e jetës, ndërsa që do ta arrini të duhurën – do të hiqni kilogramët shtesë. Natyrisht, fillimi është më i thjeshti – lëvizni.

Ecni së paku 15 minuta në ditë me hapa të shpejtë në parkun e afërt dhe kështu do të bëni çudinë për formën tuaj, por edhe linjën.  Për më tej, filloni të ushqeheni mençur – mos anashkaloni shujtat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Para shujtës mashtrojeni lukthin

Para kafjallit dhe darkës pini një gotë të madhe me ujë, e para drekës hani një supë ose porcion sallatë. Është vërtetuar se në këtë mënyrë për 1/3 do të hani më pak. 

Gjatë shujtave hani ngadalë, përtypeni ushqimin rrënjësisht dhe kështu do të ngopeni më shpejt dhe do të ndaloni kur të keni konsumuar mjaftueshëm ushqim. Në fakt, lukthit i nevojitet që për një kohë t’i dërgojë porosi trurit, ndërsa që me konsumim të shpejtë vetëm grumbulloni kaloritë dhe nuk i jepni kohë trurit që ta kuptojë se është i ngopur.

(Kosova Sot)