Uleni nivelin e kolesterolit të dëmshëm pa ilaçe

  • 30 April 2016 - 11:46
Uleni nivelin e kolesterolit të dëmshëm pa ilaçe

Niveli i kolesterolit mund të mbahet në kufij të normales, edhe pa përdorimin e ilaçeve, nëse ju përmbaheni disa porosive dhe këshillave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Menyja

Shmangni ushqimet e pjekura, yndyrat, mishin e yndyrshëm, prodhimet e qumështit me yndyrë, keksët, çipsat, ëmbëlsirat. Po ashtu, duhet kufizuar konsumimin e alkoolit, e ekspertët lejojnë vetëm një gotë verë në ditë. Në kolesterol keq ndikon edhe duhani, sepse ndikon në grumbullimin e yndyrave në muret e enëve të gjakut.

Zvogëlimi i peshës trupore

Nëse vuani nga mbipesha, nivelin e yndyrave lehtë do ta ktheni në kufijtë e normales nëse dobësoheni. Procesi i humbjes në peshë pozitivisht ndikon në përmirësimin e kufijve të kolesterolit të mirë dhe të keq. Edhe humbja më e vogël në peshë do të ketë ndikim pozitiv.

Lëvizni

Nëse dëshironi që kolesetrolin mos ta keni brengë, atëherë për çdo ditë shtoni aktivitetin fizik për 30 deri 60 minuta. Sugjerohet që brenda javës me sport të merreni deri në 150 minuta.

(Kosova Sot)