Kjo perime nuk humbet në cilësi gjatë gatimit, por vetëm sa i shton vlerat ushqyese

  • 30 April 2016 - 18:11
Kjo perime nuk humbet në cilësi gjatë gatimit, por vetëm sa i shton vlerat ushqyese

Me ngrohjen e kësaj perime lirohen edhe 40 për qind të substancave që i posedon. Nëse dëshironi të kënaqeni me dobitë maksimale të karotës, nxehni para ushqimit.  Në fakt, në frytin e freskët gjenden vetëm 3 për qind të beta karotinë, derisa me ngrohjen e saj, duke e pjekur apo duke e zier liron edhe deri 40 për qind të substancave të rëndësishme. Ngjyra e saj tregon se është e pasur me beta karotinë, e më pas edhe me vitamina K, vitamina C, vitamina E, vitamina B1, B2, B3, B6, acid folik, fosfor, kalium, mangan. Beta karotinë e forcon sistemin imun, mbron nga infeksionet dhe kanceri. Konsumimi i rregullt ul rrezikun për t’u prekur nga glaukoma dhe katarakta, ndihmon në ruajtjen dhe përmirësimin e shikimit dhe përmirëson shkurtpamësinë, sidomos te fëmijët. Beta karotinë është e preferuar në ushqimin e të gjithë atyre që vuajnë nga kanceri (sidomos i mushkërive, lukthit, vezoreve, zorrës së trashë, qafës së mitrës dhe vetë mitrës), transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Konsumimi i rregullt i karotës:

 - Zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru për 40 për qind,  mbron shikimin, nxit tretjen dhe punën e mëlçisë, mbron nga disa lloje të kancerit, mbron shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, forcon imunitetin, ndihmon te diarreja, përmirëson dukjen e lëkurës, pastron organizmin. 

(Kosova Sot)