Ja për çka është e mirë çokollata e nxehtë

  • 30 April 2016 - 20:19
Ja për çka është e mirë çokollata e nxehtë

Çokollata e nxehtë mund t’ua përmirësojë kujtesën, thonë shkencëtarët.

Kjo pije thuhet se është e para që mund ta përmirësojë rënien e aftësisë njohëse tek të moshuarit, dhe ajo po konsumohet me të madhe në Mbretëri të Bashkuar.

Përbërësit e quajtur flavanolë janë gjetur në këtë pije dhe thuhet se përmirësojnë dukshëm kujtesën.

Tani ekspertët janë duke punuar me një kompani angleze për të përpunuar një lloj të veçantë të kakaos i cili nuk e redukton përbërjen e flavanoleve, për të krijuar një pije që ka 15 herë më shumë sasi të flavanoleve.

Shkencëtarët thonë se kjo pije, e super-mbushur me kakao, mund të forcojë kujtesën dhe ta bëjë si të një 30-vjeçari.

(Kosova Sot)