A radhitet Kosova në vendet me ushqimet më të shëndetshme në botë?

  • 01 May 2016 - 22:54
A radhitet Kosova në vendet me ushqimet më të shëndetshme në botë?

Përderisa në botë Tipi 2 i diabetit është në rritje sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, këtë vit Dita Ndërkombëtare e Shëndetit do t’i kushtohet kësaj sëmundjeje.

Rreth 42 milionë njerëz jetojnë me diabet.

Përderisa diabeti i Tipi1 është gjendje auto-imune që shpesh trashëgohet, tipi 2 është forma më e shpeshtë e diabetit që hasim tek njerëzit e shkaktuar nga mosha dhe obeziteti. Diabeti shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme për ta proceduar sheqerin, shkruan Business Insider.

Të ngrënit e ushqimeve të duhura, mund t’ju ndihmojë që ta shmangni diabetin e Tipit 2.

Mesdheu

7-5Me fruta e perime të freskëta, arra e drithëra, vera e kuqe dhe vaji i ullirit e bëjnë ushqimin mesdhetar apo mediteran njërin ndër më të shëndetshmet në botë.

Japonia

8-6-690x380

Popullsia në Japoni, ka mesataren më të lartë të jetëgjatësisë. Kjo dietë përbëhet nga karbohidrate të caktuara, perime fruta e po ashtu mish peshku.

Vendet nordike

Staples Of Traditional Scandinavian Cuisine

Buka e zezë, vaji i peshkut dhe frutat vendore e qumështi i fermentuar dhe djathi, janë ushqimet që hahen në Suedi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë e Islandë.

Afrika Perëndimore

AFrican-food

Popullata në Mali, Chad, Senegal dhe Sierra Leone, ia kalon edhe Japonisë për ushqimin e shëndetshëm që hanë.

(Kosova Sot)