Superushqimet, që luftojnë dhembjen e kokës

  • 02 May 2016 - 14:12
Superushqimet, që luftojnë dhembjen e kokës

 Ka shumë njerëz, që kanë dhembje të shpeshta të kokës, e të cilët konsumojnë ilaçe të llojeve të ndryshme, duke e dëmtuar organizmin e tyre. Ja si mund ta largoni këtë dhembje me anë të preparateve natyrore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Qumështi me pak yndyrë

Njëri ndër shkaktarët më të shpeshtë të dhembjes së kokës është dehidrimi, prandaj evitimi i konsumimit të alkoolit dhe ushqimeve të pasura me natrium, janë kyçe për parandalimin e kësaj dhembjeje. E, qumështi jo vetëm që e hidraton organizmin, por është i pasur edhe me minerale të rëndësishme, ku shkencëtarët kanë konstatuar se konsumimi më i shpeshtë i qumështit ndikon në uljen e frekuencës së dhembjeve migrenoze të kokës.

2.  Pjepri

Pemët e pasura me kalium dhe ujë e largojnë dhembjen e kokës, të shkaktuar nga ushqimet me sasi të mëdha të natriumit. Një pjepër mesatarisht përmban 66 mg magnez, gjë që është rreth 16% të sasisë së rekomanduar ditore. Rënia e nivelit të sheqerit në gjak shkakton dhembje të kokës, kështu që marrja e ushqimeve të pasura me magnez, që ndikojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, ndikon në rrallimin e dhembjeve të kokës.

3. Peshqit me dhjamë

Me qëllim të parandalimit të dhembjeve të kokës, ushqimet e pasura me vitamina të grupit B, si B6, B12 dhe acid folik, janë esenciale dhe tepër efikase. Për këtë shkak peshqit e llojeve ton dhe salmon rekomandohen nga ekspertët. Salmoni përmban më shumë se 250% të dozës së preferuar ditore të vitaminës B12, gjë që nënkupton se edhe dozat e vogla të salmonit do të ndikojnë në një mirëqenie më të madhe të kokës dhe lukthit tuaj.

4. Patatet

Sa i përket kaliumit, ngjashëm me pjeprin, patatet ofrojnë 35% të dozës ditore të rekomanduar. Por, patatet përmbajnë edhe vitaminën A, C dhe B6, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

5.  Fasulet

Një pjatë fasulesh përmban më shumë se 25% magnezit, i cili ka rëndësi edhe për tkurrjen e muskujve, duke përfshirë edhe muskujt e enëve të vogla të gjakut, të cilat shkaktojnë dhembjen e kokës. Përpos fasuleve, për largimin e dhembjes së kokës mund të konsumoni edhe banane, bajame, avokado, spinaq dhe kajsi.

6.  Uji

Uji nuk është ushqim, por duke konsumuar sasitë adekuate të ujit, respektivisht duke parandaluar dehidrimin, ne bëjmë gjënë më efikase në parandalimin e dhembjes së kokës.

7. Qershitë

Qershitë përmbajnë përbërës, të cilët shndërrohen në oksid nitrik në gjak, i cili mund të na mbrojë nga dhembjet e kokës. Edhe panxhari, apo lëngu i tij, po ashtu paraqesin një opsion të shëndetshëm. 

(Kosova Sot)