Receta popullore që duhet ta dinë të gjithë

  • 02 May 2016 - 17:00
Receta popullore që duhet ta dinë të gjithë

Për të parandaluar sëmundjet e zemrës, arterioskleroza dhe sulmin në tru, për juve kemi gjetur recetën e vjetër, e cila në popull përcillet me shekuj.

Prej përbërësve ju nevojiten 30 thelpinj të pastruar të hudhrës dhe 5 limonë të copëtuar, pa i qëruar. Përbërësit t’i imtësoni, shtoni një litër me ujë dhe i vendosni që të vlojnë. Ujin  e lini vetëm një herë të vlojë. E kulloni dhe e hidhni në shishe. E ruani në vend të ftohtë. Pini një gotë në ditë, e sipas dëshirës, mund ta konsumoni para apo pas shujtave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

Siç premtojnë adhuruesit e kësaj terapie, që pas tre javë të konsumimit të rregullt, do të vëreni një përparim dhe një përtëritje të organizmit. Arteriet e bllokuara dhe simptomat përcjellëse të zemrës tërhiqen dhe gradualisht zhduken.

Pas terapisë prej tre javësh, nevojitet të bëni një pauzë prej tetë javësh, e më pas mund të filloni me terapinë tjetër prej tre javësh. Vetëm kështu mund ta arrini rezultatin shëndetësor. 

(Kosova Sot)