Ushqimet më të mira alkaline

  • 03 May 2016 - 17:39
Ushqimet më të mira alkaline

Trupi i njeriut do të duhej të ishte organizëm alkalin,e me konsumimin e ushqimit të shpejtë bëhet i thartë. Kjo ndikon në përkeqësimin e sistemit imun dhe sjell shumë sëmundje.  Ekzistojnë ushqime alkaline që ndihmojnë në kthimin e ekuilibrit të pH-së të organizmit. 

Lakra e Brukselit

Lakra e Brukselit është ushqim i shkëlqyeshëm alkalin që posedon përbërës kundër baktereve, viruseve, por edhe veti prej një antioksiduesi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pjepri

Pjepri është i shkëlqyeshëm në pastrimin e zorrëve dhe janë ushqim alkaline në vlerën 8.5 të pH-së. Edhe shalqiri po ashtu bie në këtë grup dhe është ushqim i shkëlqyeshëm, sepse përmban sasi të madhe të fibrave dhe rreth 92 për qind ujë. 

Hikërrori

Jeni në kërkim të grurit? Hikërrori është zëvendësim i shkëlqyeshëm, pasi që është përplot me energji dhe parandalon paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Vaji i ullirit

Ky vaj i shijshëm është përplot me vitamina E dhe aminoacidet mono të ngopura.  

Farat e lirit

Jo vetëm se janë alkalin, por janë përplot me shumë fibra dhe vitamina E. farat e lirit mund të zbutin inflamacionet dhe valët e të ngrohtit te fermat gjatë menopauzës. 

(Kosova Sot)