Dieta e Klivlendit,për 3 ditë 4 kg më pak

  • 05 May 2016 - 08:48
Dieta e Klivlendit,për 3 ditë 4 kg më pak

Pa marrë parasysh se si e quani, dietë e marinarëve apo e Klivlendit, një është e sigurt - për tre ditë do të humbni katër kilogramë. Kjo dietë rrjedh nga vitet e tetëdhjeta, kur me faks ishte përcjellë nga njëri te tjetri person. Forma më e shpeshtë e dietës treditore përfshinë konsumim të madh të tonit dhe perimeve të ndryshme, si dhe një porcion të akullores në mbrëmje,shkruan gazeta Kosova Sot.

Dieta më popullore treditore është ajo kur krahas saj shkon edhe plani i shujtave, me kafjall, drekë dhe darkë të caktuar

DITA E PARË: Kafjalli: Çaj ose kafe e zezë, gjysmë grejpfruti (mund ta zëvendësoni me lëngun nga një grejpfrut), 1 rriskë bukë të thekur të lyer me 1 lugë gjalpë kikirikësh. Dreka: 50 gr ton, 1 rriskë bukë të thekur, çaj ose kafe (mund t'i ëmbëltoni me ëmbëltues artificial). Darka: 100 gr mish pa yndyrë (gjeldeti ose të pulës), nga një gotë (100 gr) fasule dhe karotë, 1 mollë, 1 gotë akullore vanilje.

DITA E DYTË: Kafjalli: Vezë, 1 rriskë bukë të thekur, gjysmë banane, çaj ose kafe. Dreka: 100 gr djathë të lopës ose ton, gjashtë biskota. Darka: Dy salsiçe, 200 gr brokol, 100 gr karota, gjysmë bananeje, gjysmë gotë akullore vanilje.

DITA E TRETË: Kafjalli: Mollë, 30 gr djathë të fortë me pak yndyrë, pesë biskota, çaj të zi ose kafe. Drek: Vezë të rrahur, 1 rriskë bukë të thekur, çaj të zi ose kafe. Darka: 200 gr ton, karotë, lakër jeshile dhe pjepër, dhe gjysmë gotë akullore vanilje. Vetitë shëruese: Do të humbni në peshë, pasi ujin tepricë nga organizmi do ta hidhni. Numri i pakët i kilogramëve kthen vetëbesimin. Kjo ditë e shton energjinë, përmirëson tenin dhe pastron organizmin prej helmeve. Dieta nuk iu sugjerohet femrave shtatzëna dhe atyre që ushqejnë me gji. Me këtë dietë konsumohen rreth 1.000 kalori në ditë, kështu që ka mundësi të marramendjeve dhe humbje e përqendrimit.

(Kosova Sot)