Ja receta e melhemit që po bën çudinë

  • 05 May 2016 - 17:29
Ja receta e melhemit që po bën çudinë

Kohët e fundit me të madhe në internet po qarkullon lajmi për melhemin e vjetër, të cilin mund ta përgatisni në shtëpinë tuaj, e që shëron shumë sëmundje. Ne ju sjellim recetën për këtë melhem dhe mënyrën si mund ta përgatisni, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit e nevojshëm:

1 vezë vendore, organike;

400 ml vaj bimor ose vaj ulliri;

Një pjesë dyllë – 60 g.

Këtë melhem mund ta merrni në mënyrë orale, e mund ta lyeni edhe në lëkurë. Nëse do ta merrni në mënyrë orale, më mirë ta përdorni vajin e ullirit sesa atë të bimëve.

Përgatitja:

Zieni një vezë, largoni të verdhët dhe me pirun e shtypni në një enë të vogël, e vajin e derdhni në një enë së bashku me dyllin dhe e shkrini në një zjarr të lehtë. Kur vaji dhe dylli të treten dhe të fillojnë të kërcasin është koha ta shtoni vezën e shtypur, pak nga pak, duke e përzier gjithmonë. Nëse masa fillon të shkumojë shumë e hiqni për pak nga shporeti. Pasi që lëngu të qetësohet, përsëri e ktheni në shporet dhe vazhdoni duke ia shtuar të verdhët e vezës. Kur përzierja të merr ngjyrë të errët dhe keni hedhur gjithë të verdhët e vezës, e hiqni nga shporeti dhe e lini që të ftohet për 15-20 minuta. Përzierjen e hidhni në kavanoz. Një melhem si ky në frigorifer mundet të qëndrojë edhe deri në dhjetë muaj. 

(Kosova Sot)