Ushqimet më të mira kundër alergjive

  • 05 May 2016 - 19:40
Ushqimet më të mira kundër alergjive

Alergji mund të shkaktojnë ekspozimi ndaj diellit, poleni, gëzofi, ushqimi, pickimi i insekteve, ilaçet e caktuara dhe pluhuri. Nëse jeni të prirë për t'u prekur nga alergjitë, përcaktohuni për ushqimet që i luftojnë alergjitë, raporton Gazeta Kosova Sot


MOLLËT

Forconi sistemin imun duke konsumuar një mollë në ditë. Mollët përmbajnë flavonoide që mbrojnë trupin nga alergjitë dhe kufizojnë prodhimin e histaminës. Shtoni një mollë të shtypur bollgurit tuaj, apo hani një mollë organike në mëngjes.

HUDHRA

Një tjetër ushqim që është i mbushur me antioksidues, përbërës kundër inflamacioneve dhe prej antibiotiku. Hudhra mund të ndalojë reaksionin alergjik,inflamacionet në trup. Hani një thelb hudhre në mëngjes për të shtuar alergjinë.

LIMONËT

Limonët janë të pasur me vitamina C, që e forcojnë sistemin imun. Limonët janë ushqim i hatashëm në luftimin e alergjive dhe përmbajnë sasi të madhe me antioksidues dhe vitamina C. Shtoni lëng limoni ujit dhe detoksoni trupin dhe përmirësoni tretjen.

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër ofron veti të shumta shëruese. Përmirëson sistemin imun, përshpejton metabolizmin, detokson trupin dhe parandalon sulmet e alergjisë. Konsumimi i çajit të gjelbër parandalon reaksionin alergjik. Shtoni efektin e tij duke shtuar mjaltë.

SALMONI

Salmoni është një nga burimet më të forta me aminoacidet omega 3. Aminoacidet omega 3 mund të luftojnë inflamacionet dhe lehtësojnë simptomat e alergjive. Kjo është e hatashme për ata që vuajnë nga sulmet e astmës ose ftohjes. Hani së paku dy porcione salmoni.

PATATET E ËMBLA

Patatet e ëmbla janë të pasura me kalium, vitamina B6, mangan dhe betakarotinë. Këto komponent largojnë inflamacionet nga trupi, si dhe heqin simptomat e alergjive. Duke konsumuar gjysmë gotë me patate të ëmbla, mund ta forcojë sistemin imun dhe të ndalojë sulmet e alergjive.

(Kosova Sot)