Gjashtë ushqimet që pastrojnë arteret

  • 06 May 2016 - 20:03
Gjashtë ushqimet që pastrojnë arteret

Arteriet luajnë rol krucial për të na mbajtur të shëndetshëm dhe gjallë. Në esencë, arteriet janë enë të gjakut që furnizojnë gjakun e oksigjenuar në pjesët e tjera të trupit. Arteret e bllokuara, nëse nuk shërohen, sjellin pikën në tru dhe sulmin në zemër. Ja disa artikuj ushqimorë që ju mbajnë arteriet e shëndetshme, raporton Gazeta Kosova Sot

SHEGA

Fryti ekzotik, shega, është vërtetuar se pastron arteriet nga ndërtimi i pllakave. Kjo për faktin se shega është e pasur me antioksidues, sidomos me vitamina C dhe polifenole. Këto nutriente ndihmojnë në prodhimin e oksidit nitrik që ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut. Për më shumë, ndihmon në parandalimin e zhvillimit të komplikimeve si sulmin në zemër dhe pikën në tru, pasi që fryti redukton pllakat ekzistuese në muret e artereve.

HUDHRA

Përfshirja e hudhrës në ushqimin tuaj është mënyrë natyrale, e sigurt dhe efektive në pastrimin e artereve. Bazuar në studimet e "Centre for Cardiovascular Pharmacology", konsumimi i rregullt i hudhrës në fakt mundet të parandalojë ngurtësimin e aortës, që është arteria më e madhe në trup. Për më shumë, nëse rregullisht e konsumoni hudhrën, do ta përmirësoni shëndetin e përgjithshëm të arterieve, do ta reduktoni kolesterolin e keq dhe do ta përmirësoni sistemin shëndetësor kardiovaskular.

BAJAMET

Një studim i publikuar në "American Heart Association" në vitin 2012 ofron informata të rëndësishme se bajamet janë një ushqim i shkëlqyeshëm, duke promovuar shëndetin kardiovaskular, nëse i merrni në mënyrë të moderuar. Bajamet e ulin kolesterolin e keq deri më 15 për qind. Rregullimi i shëndetshëm i kolesterolit në gjakrrjedhje rezulton me parandalimin e ndërtimit të pllakave në muret e arterieve. Bajamet janë të pasura me magnez, mineral që parandalon formimin e pllakave, duke rregulluar edhe shtypjen e gjakut.

SHALQIRI

Një studim i bërë nga "University of Kentucky" në vitin 2011, ofron informata që shalqiri është 100 për qind i mirë për arterie. Konsumimi i shalqirit ndihmon në uljen e rrezikut për arterosklerozë- formimin e pllakave në arterie. Shalqiri përmban "Lcitrulline", një aminoacid që ndihmon në mbajtjen normale të shtypjes së gjakut. Kjo substancë është vërtetuar se zgjeron enët e gjakut.

SHPARGUJT

Shpargujt, një nga perimet më të shëndetshme, është zbuluar se është një super ushqim që pastron enët e gjakut. Një nga vetitë e saj shëruese është edhe përmbajtja me glutatione, një antioksidues i shkëlqyeshëm që ndihmon në luftimin e inflamacioneve. Po ashtu ndihmon në parandalimin e tkurrjes së enëve të gjakut dhe parandalon formimin e droçkave nëpër muret e gjakut.

BROKOLI

Sipas studimeve të bëra në "Imperial College" të Londrës, konsumimi i së paku një gotë me brokol mund të ndihmojë në mbajtjen e artereve të sigurta nga ndërtimi i pllakave. Kjo perime është e pasur me sulforafan, substancë që asiston trupin në përdorimin e proteinave, që në shkëmbim parandalon formimin e pllakave në arterie. Brokoli është e pasur me vitamina K, që në parim parandalon formimin e kalciumit, një nutrient që mundet të bllokojë dëmtojë arteret. 

(Kosova Sot)