KosovaSot
description

"Schumacher po lufton me vdekjen"

Publikuar: E hëne 30 Dhjetor 2013, 11:29 0 Komente

Michael Schumacher vazhdon të mbetet në gjendje kritike dhe po lufton me vdekjen. Mjekët e qendrës spitalore të Grenobles dhanë paraditen e së hënës informacionet e fundit rreth gjendjes së shtatë herë kampionit të Botës në Formula 1: "Gjendja vazhdon të mbetet kritike dhe nuk mund të themi asgjë për të ardhmen". Mjekët kanë theksuar se Michael Schumacher nuk është operuar për herë të dytë dhe nuk pritet të operohet sërish. Schumi u aksidentua paraditen e së dielës ndersa ishte duke bere ski gjate pushimeve dimerore me familjen e tij. Sipas komunikatës zyrtare, ai ka mbërritur në spital në gjendje kome dhe i është nënshtruar me urgjencë një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru, por gjendja e tij mbetet kritike. Nuk është e qartë nëse ai vazhdon të jetë në gjendje kome. Sipas mediave franceze, ai ka pësuar një hemorragji cerebrale si pasojë e një traume kranike. Në spital me të gjendet bashkëshorjta Corina dhe dy fëmijët, ndërkohë që tifozë të shumtë janë mbledhur pranë spitalit ku ai po kurohet, duke pritur informacione.

Bota e F1: Lutemi për ty

Protagonistët e Formulës 1 reaguan menjëherë pasi mësuan lajmin e aksidentit të rëndë të Michael Schumacher, i cili përplasi kokën në një shkëmb kur ishte duke bërë ski në Meribel të Francës. Shumë pilotë shprehën në Twitter keqardhjen dhe urimin që ish-kolegu i tyre të fitojë luftën me vdekjen.

Felipe1 Massa: “Po lutem për ty, vëlla. Shpresoj që të rekuperohesh sa më shpejt. Zoti të bekoftë, Michael.

Jules_Bianchi: “Shpresoj që të jesh mirë, Michael. Shërim të shpejtë.”

Romain Grosjean: Mendimet tona janë të gjitha për Schumin dhe familjen e tij. Shpresoj që të rekuperohet shpejt. Legjendë!

Heikki Kovalainen: “Dëgjova që Schumi ka bërë aksident me ski. Shpresoj që të mos jetë e rëndë dhe shpresoj të rekuperohet sa më shpejt. #legjendë”.

Jean-Eric Vergne: “Gjithë të mirat për Michael, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë!”

 Adrian Sutil: “Shpresoj që Michael Schumacher të shërohet sa më shpejt. Urimet më të mira për të dhe familjen e tij.”

Vettel: Michael, do e fitosh garën më të rëndësishme të jetës tënde

Kampioni në fuqi i Botës në Formula 1, Sebastian Vettel, ashtu si shumë pilotë dhe sportistë të tjerë, ka shprehur në rrjetet sociale mbështetjen e tij për Michael Schumacher, i cili ndodhet në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë me ski në Francë.

Gjermani i uroi shërim të shpejtë 44-vjeçarit: “Kjo është një ditë shumë e trishtueshme. Michael, kjo është gara më e rëndëishme e jetës tënde dhe do e fitosh me patjetër.”

“Michael ka qenë si një baba për mua në Formulën 1. Ai ka qenë (dhe do të vazhdojë të jetë) përkrah meje në çdo etapë të karrierës sime”, shkroi Vettel në Twitter.

Piloti i Red Bullit e shoqëroi mesazhin e tij me një foto emocionuese ku të dy pilotët kanë pozuar së bashku në etapa të ndryshme të karrierave respektive./TCH/

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve