Xhani De Biazi, një trajner plotësisht në formë

  • 24 May 2016 - 11:04
Xhani De Biazi, një trajner plotësisht në formë

Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka zhvilluar dje ditën e parë stërvitore në Austri, ku ai është grumbulluar në kuadër të përgatitjeve për “Euro 2016”.

Europiani nis pas 17 ditësh dhe futbollistët e Shqipërisë duhet të gjejnë shpejt formën më të mirë fizike, pas kampionateve që kanë mbyllur me skuadrat që luajnë.

Po ndërsa lojtarët stërviten intensivisht, duket Xhani De Biazi është më i “përgatituri”. Trajneri italian, ndonëse 60-vjeçar, është shfaqur në stërvitjen e kuqezinjve (siç duket edhe në foto) në një formë shumë të mirë.

Ekipi kombëtar shqiptar i futbollit ndodhet në Bad Valtersdorf, i vendosur në resortin “Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf” në Austri, për fazën përgatitore për “Euro 2016” që do të zhvillohet në Francë. Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë më 11 qershor kundër Zvicrës.

(Kosova Sot)