Reuters: Ja kush është talismani i kombëtares shqiptare

  • 24 May 2016 - 12:07
Reuters: Ja kush është talismani i kombëtares shqiptare

Tashmë që Europiani po afrohet, disa prej mediave më të mëdha në botë po raportojnë për kombëtaren e Shqipërisë, që cilësohet si surpriza e madhe e këtij eventi.

Agjencia e njohur, Reuters, shkruan se talismani i kombëtares shqiptare është Etrit Berisha.

“Trajneri italian i Shqipërisë, Gianni de Biasi nuk lodhet duke thënë se ylli i ekipit të tij është vetë ekipi, por portieri Etrit Berisha dallohet prej atyre që e rrethojnë dhe kjo jo vetëm për shkak të lartësisë së tij prej 1.94 metra”, shkruan kjo agjenci.

Sipas Reuters, Berisha u bë i preferuari i fansave pas disa pritjeve të paharrueshme gjatë ndeshjeve kualifikuse.

Football Soccer - Albania Training - Ernst Happel Stadium, Vienna

“Ne do ishim vërtet me shumë fat nëse ai do luante në të gjitha ndeshjet,” thotë ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi.

“Ai është një prej yjeve, ndoshta ylli. Jam plotësisht i bindur se ne do kishim shumë vështirësi, nëse ai nuk do luante në asnjë prej ndeshjeve”.

Kurse gazetari sportiv, Denion Ndrenika thotë: “Nëse ka një lojtar në ekipin tonë që nuk bën gabime, ai lojtar është Berisha”.

“Performanca e tij ka qenë e pastër, por ai duhet të bërtasë në mënyrë më agresive në menaxhimin e mbrojtjes”.

“Ai shpesh ia lë atë rol kapitenit Lorik Cana, por ai e ka një pamje më të mirë të mbrojtjes, ndaj duhet të reagojë më me vendosmëri”.

(Kosova Sot)